Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. “Shkolla nëntëvjeçare “Njazi Mastori” në Sukth, Durrës, po rilind më e bukur dhe më e fortë”, u shpreh kryeministri Rama.
“907 nxënës dhe mësuesit do të rikthehen këtë 26 nëntor në oborrin e shkollës së tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës”, theksoi ai.