Besa Shahinit, Ministre e arsimit, iu desh vetëm pak minuta për të shpjeguar se si do të hynë nxënësit në ambientet e shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës nga ku do të duhet të ulen edhe nxënësit e shkollës “Neim Babameto” që po rindërtohet. Kryeministri Rama që udhëhoqi bisedën sqaruese dhe informuese 6 ditë përpara nisjes së shkollës theksin e vuri tek mbrojtja efikase ndaj covid mes nxënësve.
Kryeministri e kishte një përgjigje për pikëpyetjet e shumta të vijimit të vitit shkollor pas 14 Shtatorit. Në Durrës, Kryeministri pa edhe progresin e deritanishëm në rindërtimin e shkollës “Neim Babameto” për të cilën pritshmëritë janë të hapë dyert për 1060 nxënësit e saj në muajin Nëntor.