Ambasada Shqiptare në Athinë u kërkon mirëkuptimin të gjithë shtetasve shqiptarë që presin në radhë për të marrë shërbime, ndërsa kërkon të bëhet durim deri në 15 tetor. “Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.
Në fotot e postuara nga Ambasada shihet qytetarët teksa qëndrojnë me orë të tëra në radhë. Postimi i Ambasadës Shqiptare në Greqi:
Të dashur bashkëatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njejtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar.