Përdorimi i mjeteve dixhitale në funksion të promovimit turistik ka pasur një trend rritës kohët e fundit në Shqipëri, duke promovuar destinacione të rëndësishme turistike për turistët vendas dhe veçanërisht ata të huaj. Një vëmendje të veçantë këtij përdorimi i ka kushtuar Foundacioni SIG, i cili në kuadër të projektit “Menaxhim i zgjuar i produktit të turizmit kulturor për shfrytëzimin e pasurive natyrore, qëndrueshmërinë dhe tërheqjen territoriale” ka realizuar një Aplikacion Online për parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.
Projekti po mbështetet përmes një granti të siguruar nga Projekti për Promovimin e Turizmit i Regional Cooperation Council (RCC) dhe financohet nga Bashkimi Europian. Aktualisht aplikacioni elektronik My Park Tour është aktiv për telefonat celularë (IOS dhe Android) në platformat Google Play Store dhe App Store. My Park Tour është një aplikacion në gjuhën shqipe dhe angleze, i cili shërben si udhërrëfyes turistik në celular ku do të gjeni kategori shërbimesh të ndryshme që ndihmojnë vizitorët/turistët të shohin atraksionet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, si dhe shtigjet më të përshtatshme të aventurës.
Atraksionet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore janë paraqitur qartësisht me përshkrime, por dhe si objekte të shoqëruara me një galeri fotografish profesionale. Aplikacioni My Park Tour ofron një set të veçantë mjetesh për të eksploruar dhe mësuar rreth parkut dhe hapësirës së tij në përgjithësi, të kombinuara me harta interaktive, tekste prezantuese dhe karakteristika interaktive. Brenda këtij aplikacioni do të gjeni edhe Turin Virtual 3600 të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, fotografi panoramike 3600 nga ajri dhe toka, ku ju mund të përjetoni pamje si asnjëhërë më pare kudo që ju ndodheni. Krahas aplikacionit online, më në fund Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka hapur faqen e tij të re elektronike, e cila prezanton më së miri të gjitha resurset natyrore dhe kulturore që gjenden brenda territorit të tij.
Kjo faqe është ndërtuar nga Fondacioni SIG në kuadër të projektit “Menaxhim i zgjuar i produktit kulturor për shfrytëzimin e vlerave natyrore, qëndrueshmërinë dhe tërheqjen territoriale” dhe u bë e mundur përmes një granti të dhënë nga Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), dhe të financuar nga Bashkimi Evropian. Brenda faqes ju mund të zbuloni dhe eksploroni monumentet natyrore, kulturore dhe historike shumë vjeçarë brenda dhe përreth parkut, shtigjet e aventurës për të prekur dhe jetuar aventurat më të bukura, aktivitetet në park si shëtitje në natyrë, ecje me biçikletë, peshkim etj. të informoheni mbi baret dhe restorantet për të shijuar gatimet tradicionale të zonës me prodhime të freskëta deti, si dhe hotelet dhe shtëpitë pritëse për tu akomoduar. Informacione praktike se si dhe kur duhet të shkojmë në park janë të aksesueshme për të gjithë vizitorët. Gjithashtu në faqe, ju mund të gjeni Turin Virtual (VT) 3600 të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, fotografi panoramike 3600 nga ajri dhe toka, atraksionet e etiketuara të parkut në pamje 360 gradë, ku përmes komandave të zgjerimit dhe zvogëlimit me anë të kursorit mund ta orientoni pamjen që ju dëshironi të shihni nga kompjuteri ose telefoni juaj.