Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka shpjeguar propozimin e socialistëve për hapjen e listave.

“Sepse dhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë kanë analizuar për shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë që nuk është e vërtetë se kandidati duhet të marrë më shumë vota se një parti. Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne e kanë pjesa më e madhe e vendeve dhe e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që përzgjedhja më e mirë është Austria, Çekia janë modele më të mira. Ka këndvështrime që mund të përzgjidhet dhe modeli i Kosovës, nëse vendosim në peshore që një kandidat të zgjidhet deputet pa mbështetjen reale të Partisë duhet të përmbushë legjitimitetit demokratik. Renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat është një hap i madh, numri i votave për secilin kandidat rimodelon listën”, tha Balla.