Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të informohen për programet e reja të nxitjes së punësimit, përmes portalit e-Albania. Programi i qeverisë synon të mbështesë të gjithë ata punëkërkues që dolën të papunë gjatë periudhës 10 mars deri më 23 qershor, kur i gjithë aktiviteti ekonomik u kthye në normalitetin e tij. Programi ka në vetvete tre skema punësimi 4-mujore, 8-mujore dhe 12-mujore. Skema e parë dhe e dytë targetojnë ata persona që rezultojnë të regjistruar pranë Administratës Tatimore dhe financon pagat minimale për gjysmën e kohës së punësimit dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që janë detyrim i punëdhënësit për të gjithë periudhën.
Skema e tretë e punësimit është 12-mujore dhe ka në fokus personat që nuk kanë qenë të regjistruar pranë administratës tatimore, por që deklarojnë se kanë qenë të punësuar. Në këtë rast nëse punëdhënësi i kthen në punë dhe skema mbështetëse e qeverisë parashikon financimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, si për punëdhënësin edhe për punëmarrësin.