Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren në detyrë të KED dhe Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Ambasadori tha se gjatë takimit u prek tema e plotësimit të vendeve në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se BE do të mbështesë Shqipërinë për Reformën në Drejtësi.
“Sot u takova sot me Vitore Tushën, ushtruesen e detyrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ajo më informoi për punën e Këshillit për plotësimin e vendeve të lira të punës në Gjykatën Kushtetuese. Sigurimi i funksionalitetin e plotë është një kusht kryesor për të siguruar demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe për të nisur bisedimet në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Ne i kemi mirëpritur vendimet e fundit nga Presidenti Ilir Meta dhe parlamenti i dy vendeve vakante dhe kemi ftuar kandidatë të kualifikuar për të aplikuar. Është e domosdoshme që të finalizojë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për vendin vakant ekzistues, duke u mbështetur në opinionin e Komisionit të Venecias. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në reformën në drejtësi dhe qëndron pranë saj si një vend i ardhshëm i BE-së”, tha Soreca.