“Ata janë kthyer në vendin e kr imit për biznes në Gërdec, ndërsa ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti”. Kështu u shpreh sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS Qarku Tiranë, Elisa Spiropali, duke folur në Asamblenë Socialiste në Vorë.
“Me Asamblenë Socialiste për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar”, tha ministrja. Ajo shtoi se “ndryshimi mes nesh është rrënjësor”. “Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në 25 prill për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën”, shtoi ajo.