Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PS-së në Njësinë Administrative Nr. 2 në kryeqytet për organizimin e mëtejshëm të strukturave për të garantuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare 2021. “Me Ervinin, Vasilikën, Florin dhe ekipin e Njësisë 2 në diskutim për organizimin të mëtejshëm të çdo strukture, frymën e ekipit, shërbimin ndaj qytetarëve, si garanci për fitoren në 2021”, tha ajo.
Po ashtu, Spiropali thekson se “një tjetër mandat është një tjetër përpjekje kokëfortë për të përfunduar punët e nisura, për të nisur punë të reja si dhe për ndjekur me hap të sigurt ëndrrën europiane për ta ngritur Shqipërinë në tjetër nivel” “PS alternativa e vetme që ndalon kthimin pas në errësirën e padijes dhe shkatërrimit”, tha ajo.