Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara nga 3 deri më 5 shtator, njoftoi sot Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit të Republikës.

Siç është thënë, Vuçiç do të marrë pjesë në bisedimet për bashkëpunimin ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilat janë organizuar nga Shtëpia e Bardhë.