Teorinë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se ‘s’ka COVID, ku beson në Zot jeton i lumtur’, zv. kryeministri Erion Braçe e cilëson si banale, teksa si kundërpërgjigje jep shembullin e Papës në Itali. Me anë të disa fotove të publikuara, Braçe shkruan se dhe Papa është një besimtar, por pavarësisht kësaj respekton të gjitha masat anti-COVID; mbajtjen e maskën dhe distancimin.

Mëgjithatë, përveç kësaj, me nota ironie, Braçe është kujdesur që të vë theksin në një detaj të rëndësishëm, modestinë e Papës, atë që ai quan “pushtet i së mirës’. Postimi i zv/kryeministrit Braçe:

 

View this post on Instagram

 

FUQIA E SHEMBULLIT QE DUHET NDJEKUR! VIRUSI NUK KA IKUR! FUQIA E TIJ NUK ESHTE ZBEHUR! TRANSMETUESHMERIA NUK KA LIMITE! BETEJA VIJON! PROVOJME TE JETOJME, PUNOJME DUKE U PERSHTATUR ME TE! Shihni shembullin ne respektimin e rregullave ne betejen kunder virusit; Shihni shembullin e modestise nga ku duket se pushtet nuk eshte makina e luksit, hapja e mbyllja e deres nga te tjeret! Kam pare e degjuar keto 7 dite, udheheqes e udheheqese qe sfidojne rregulla e ligje ne betejen kunder virusit duke ju referuar Zotit, besimit ne te, vullnetit te tij, madje duke bere si Zot; Aq banalisht e bejne kete sa kujtojne se kjo bote eshte e vogel dhe e mbyllur maj nje mali, teneqeve te luksit te nje makine, mureve prej parash te nje shtepie! Fuqia e shembullit te keq i ben te dukshem! Por, urdheroni shembullin e mire nga Vatikani dhe udheheqesi i nje shumesie pafund besimtaresh; DISTANCE FIZIKE, MASKE EDHE PSE JASHTE NE AJER, KONTAKT ME BERRYL E PA TAKUAR DUART, FJALE E NGROHTE E THIRRJE PER TE QENDRUAR TE BASHKUAR DERI NE FUND PER TE DALE ME MIRE NGA KJO KRIZE; NE FUND, NJE MAKINE E VOGEL E ZAKONSHME DEREN E SE CILES E HAP DHE E MBYLL VETE NJE PAPE! Ky eshte pushteti i se mires, modesti e barazi, pozitivitet e fjale e mire, nen rregulla si gjithkush! Kush si ben dot keto por shan, mallkon, shpif, sfidon, refuzon, rrezikon te tjere me gjithe sa ben apo nxit te bejne, me keq-vjedh e fuqi i jep hajdutit e kriminelit, e ka si bizhu luksi besimin, e fyen sa here e permend Zotin! Mbaje masken ne cdo ambjent publik, ambjent te mbyllur, mbaj distancen e sigurise, laj ose dizinfekto duart, jeto jeten me gjithe ngjyrat e saj!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on