Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, duke u shprehur se do të krijohet një kanal komunikimi virtual me anëtarësinë e PS.Sipas Ballës, kjo vjen nga nevoja për vlerësimin e deputetëve dhe ministrave nga anëtarësia.“Ne i dorëzuam kryeministrit vlerësimin e qytetarëve. Takimet e përjavshme do të vijojnë deri në zgjedhjet e 25 prillit. Tashmë do të përfshijmë qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre. Shpresojmë të mos kemi më thirrje nga opozita që populli të mos marrë pjesë në zgjedhje” – tha Balla.

Ndërkohë burime nga mbledhja bëjnë me dije se Edi Rama u ka kërkuar drejtuesve të qarqeve raporte të detajuara me problematikat respektive.Nga ana tjetër, Forumi Rinor Eurosocialist pritet të nisë prej ditës së nesërme formatimin, bëjne me dije burime nga mbledhja.