Pas hitit “Qe Qe”, reperja e njohur Tayna ka udhëtuar drejt SHBA, ku po shijon disa ditë relaksi. Pas publikimit të projektit më të fundit muzikor, Tayna ka paralajmëruar se do të vijojë me lançimin e hiteve edhe gjatë dimrit.

Reperja është gjithmonë aktive në rrjetet sociale , ku publikon herë pas here foto provokuese. Së fundmi, ajo ka ripostuar një foto nga viti i kaluar ku shfaqet e veshur në bikini. “Ende jam ëndrra e çdo vjehrre”,-shkruan reperja bashkangjitur fotos.