Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste, foli për integrimin europian të Shqipërisë.

Ai tha se nuk ndodh në asnjë vend të botës që opozita të tentojë që të prishë procesin e anëtarësimit në BE.

“Unë mendoj që potenciali më i madh, e them seriozisht i pashfrytëzuar janë gratë, sepse 33% gra janë shumë pak. Dua t’ju them që është, besoj unë me shumë rëndësi për çdonjërin nga ne që unë e konsideroj çdo asamble orkestrën drejtuese të çdo territori dhe forcën udhëheqëse të çdo territori. Kështu që për mua është shumë e rëndësishme që të paktën çdo kryetar organizate të jetë i vetëdijshëm për disa gjëra që janë përtej personales dhe përtej asaj komunitares, por që janë për të gjithë. Pse po i them këto? Sepse unë dua që të gjithë ta keni shumë parasysh se në çfarë kohe jetojmë ne sot. Është hera e parë, po gjetët një herë tjetër ata që kanë pasion historinë ma tregoni dhe mua, por është hera e parë që shqiptarëve ju buzëqesh fati. Sepse është hera e parë që të gjitha fuqitë e mëdha shqiptarët i kanë me vete në kuptimin konkret, jo me llafe, se asnjëherë ne nuk kemi pasur kaq konkrete mundësinë që të bëhemi përfundimisht është pjesë e klubit europian.