Kryeministri Edi Rama pas “thumbave” drejtuar Voltana Ademit se e ka katandisur Shkodrën si Zimbabve, nuk ka lënë pa përmendur edhe tenderat e dhëna nga LSI-PD, kur kanë qenë në pushtet. Sipas Ramës qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë dhe një dëshmi është Tiranë- Elbasan që u kthye tashmë në kosto për buxhetin e shtetit, pasi Gjykatës Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dë nuar Shqipërinë me shumën prej 44 milionë eurosh.

Ai madje ironizon duke thënë se u bashku rrushi blu dhe rrushin e kuq dhe doli lnjë lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit. ”Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.”- tha Rama.