Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier. Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 me thellësi 20 km dhe epiqendër në veriperëndim të qytetit të Cërrikut. Vetëm 3 minuta para tij, në 01:22 pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.
Pavarësisht rreshjeve të shiut në qytetin e Elbasanit, raportohet se qytetarët kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes, nga komunikimet paraprake me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan raporton se nuk ka dëmë materiale dhe as të lënduar.
“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes. Kujtohmë se 1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryesisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë vik tima, nga 51 jetë të humbura që shënoi.