Bindjet politike nuk kanë mundur që të qëndrojnë jashtë protestës së mjekëve që zhvilluan ditën e sotme në QSUT.

Edhe pse nga pamjet e sjella nga LSA-ja, në takim u pa që ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastilriu dhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti, një prej mjekëve, Ibrahim Bruka për mikrofonin e Report Tv akuzoi se bluzat e bardha janë mashtruar pasi janë pritur nga këshilltarë të kreut të qeverisë, pasi ky i fundit kishte refuzuar. Sipas tij, takimi ishte planifikuar që të zhvillohej me Ramën dhe ministren për t’i paraqitur 4 kërkesat e tyre, por ata nuk i kanë pritur, duke ua lënë në dorë këshilltarëve të shefit të qeverisë.