Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit marrëveshja është një arritje dhe një fitore e Amerikës dhe çdo fitore e Amerikës sipas tij është fitore e shqiptarëve.

Presidenti i Kosovës tha në “Open” se në marrëveshjen që e përgatitur që të firmosej, ka qenë edhe pika 10, për njohjen e Kosovës, por sipas tij kjo u hoq pasi nuk ishte dakord Serbia.

Thaci nuk e ka përmendur me emër kryetarin e VV-së Albin Kurti por ka thënë se ata që kanë përmendur thikat mbi hartën e Kosovës, duhet të kërkojnë falje për përhapje të lajmeve të rreme.

“Ata që kanë përhapur dezinoformata të tilla, lajme të rreme, duhet të kërkojnë falje. Ata që kanë thënë Kosovën e presin thika mbi hartën e Kosovës”, ka thënë ai.

“Kemi kërkuar gjithmonë që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA-së dhe kjo ndodhi. Takimi ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ndodhi nën udhëheqjen e lidershipit amerikan dhe presidentit Trump dhe në vecanti i dërguari special Grenell. Atë që mund të them është se formalizimi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë është produkt i një procesi më shumë se dy vjecar edhe nga ime edhe me ekipin e presidentit Trump. Unë nuk kam qenë në momentet e fundit për të ditur se cka ka ndodhur konkretisht por insistimi ynë gjithmonë ka qenë për njohje reciproke”, ka thënë ai.