Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është gjithmonë kryefjalë e mediave rozë për shkak të postimeve që bën në rrjetet sociale.

Enca pak ditë më parë ka treguar se i ka ndodhur një aksident dhe kishte thyer këmbën dhe se ishte detyruar të bëj edhe një operacion.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instastory, ku folur për gjendjen e saj.

Këngëtarja tregoi edhe këmbën e fashuar, e cila sipas saj, ka nisur të shërohet, pasi mund të lëvizë gishtat. Në një video tjetër ajo shfaqet e lyer edhe e krehur, ku shprehet se i kishte munduar të shihte veten në këtë mënyrë.

“Më kishte marrë malli ta shikoja vreten kështu me flok të krehur, pak e lyer. Më kishte munguar të isha unë” shprehet këngëtarja.