Është publikuar së fundit renditja e top-15 klubeve të futbollist më të vlefshme në botë nga “Transfermaket” dhe “Givemesport”, përcjellë KosovaPress. Është skuadra e Liverpoolit ajo që ka rrëmbyer primatin e renditjes pas nënshkrimeve të fundit me Thiago Alcantara dhe Diogo Jota duke iu forcuar kështu shifrës prej 1 miliard funteve.
Skuadra e Jurgen Klopp ndiqet po ashtu nga një skuadër tjetër angleze e cila është Manchester City që kap vlerën prej 933.14 milionë, ndërsa në pozitën e tretë rendite Barcelonë e cila kap vlerën prej 916.29 milionë funte.
Renditja e plotë:
15. Napoli (£531.16 milionë) 14. Borussia Dortmund (£534.38 milionë) 13. Arsenal (£581.45 milionë) 12. Juventus (£593.28 milionë) 11. Inter Milan (£660.69 milionë) 10. Tottenham (£697.1 milionë) 9. Atletico Madrid (£702 milionë) 8. PSG (£706.41 milionë) 7. Man United (£719.46 milionë) 6. Bayern Munich (£755.96 milionë) 5. Real Madrid (£789.48 milionë) 4. Chelsea (£825.93 milionë) 3. Barcelona (£916.29 milionë) 2. Man City (£933.14 milionë) 1. Liverpool (£986.67 milionë)