Në Kukës vijon puna për ndërtimin e spitalit të ri rajonal, i cili po kthehet në një strukturë moderne të shërbimit shëndetësor. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga transformimi rrënjësor që po bëhet në këtë spital.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet e transformimit rrënjësor të kompleksit spitalor Kukës dhe maternitetit të ri, investimi më i madh në 4 dekada për shëndetësinë në qarkun verilindor, ju uroj një fundjavë të mbarë”, – theksoi Rama.

Ndërtimi i spitalit ka dy faza me një vlerë totale 3 milionë euro. Faza e parë përmban ndërtimin e Urgjencës, rehabilitimin e ish-Urgjencës që kthehet në Maternitet dhe 3 sallat e reja të Kirurgjisë me të gjitha pajisjet përkatëse.

Në spital do të vendoset sistemi i ngrohjes. Sallat janë të pajisura me gjithë sistemet e ajrimit, ventilimit. Janë 3 salla kryesore, njëra i vlen organizmit për maternitetin ku do të jenë shtrimet post operatore. Do të jenë të gjitha të veshura me strukturën përkatëse për të siguruar ambientin antibakterial të sallave. Në godinën e vjetër të spitalit nuk është investuar që nga viti 1947.

MIRËMËNGJES ?dhe me pamjet e transformimit rrënjësor të kompleksit spitalor Kukës dhe maternitetit të ri, investimi më…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 18. September 2020