Donald Trump ka sugjeruar në një miting elektoral se do të ‘negociojë’ një mandat të tretë si president, edhe pse kushtetuta amerikane nuk e lejon. Presidenti republikan që përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, sugjeroi se “i meriton” edhe katër vjet të tjera në zyrë pas mbarimit të mandatit të dytë në 2024 si shpërblim për “mënyrën si më kanë trajtuar”.
Në media kishte kritika të shumta për mitingun e mbushur me njerëz në Nevada, ku Trump tha: “Për 52 ditë ne do të fitojmë Nevada, pastaj do të fitojmë dhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas do të negocjojmë … bazuar në mënyrën si do të trajtohemi, nëse ndoshta mund të marrin dhe katër vjet të tjerë pas asaj”. Nuk ishte e qartë se cilit “trajtim” Trump i referohej por presidentit në SHBA mund të shërbejnë vetëm dy mandate, edhe pse Franklin D Roosevelt ka shërbyer më gjatë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mitingu i djeshëm ishte i pari në ambjent të mbyllur në tre muaj, që mbahet nga presidenti dhe shkelte udhëzimet e vetë administratës së tij për pandeminë.