Miley Cyrus pasi ka ndjekur një dietë të rreptë nga 2013-ta deri në 2019-ën ka deklaruar se truri nuk po i funksiononte më. Në një rrëfim në podcastin “The Joe Rogan Experience”, ajo tregoi se ishte ish-burri i saj Liam Hemsworth që e shtyu të gatuante makaronat e para jo vegane. Ajo rrëfen se problemi ishte mungesa e Omega 3 dhe truri nuk po i përgjigjej siç duhej. “Herën e parë kur Liam gatoi për mua peshk në skarë mbaj mend që qava për orë të tëra. Më vinte keq për peshkun”, tha Miley.
Më tej, ajo ka thënë se ka hequr dorë, i ha të gjitha dhe iu kujton atyre që i janë kundërvënë se ka shumë kafshë në fermën e saj. “Kam plot 22 kafshë në fermën time dhe bëj çdo gjë për to, por kur vjen fjala për trurin tim s`kam zgjidhje tjetër. Isha njëherë në një koncert, këndoja dhe kërceja nëpër skenë, por më dukej vetja bosh, sikur s`isha unë, çuditshëm. Tani jam shumë më mirë”, shtoi Miley.