Një ditë më parë, moderatorja Bieta Sulo, publikoi një foto me tullumbace rozë, duke bërë që të gjithë të mendonin se ishte shtatzënë për herë të dytë. Ndjekësit e saj në Instagram e morën të mirëqenë këtë fakt dhe madje filluan ta uronin, duke menduar se është në pritje të një vajze.Por, Bieta ka vendosur të reagojë dhe të tregojë një herë e mirë se si qëndron puna me këtë foto. Ajo ka shpjeguar se tullumbaci që mban në dorë nuk fsheh asnjë mesazh shtatzënie, edhe pse së shpejti pret të bëhet teze. Por, Bieta shtoi se pati ëndrra të bukura me idenë e një fëmije të dytë, të cilin do donte ta kishte pikërisht vajzë.
“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: Ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… po gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkruan moderatorja.Megjithatë, Bieta e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë. Në janar të këtij viti ajo tha gjatë emisionit të saj: “U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”. Aktualisht, ajo është nënë e një djali, i cili quhet Kroi Art.