Shkelzen Berisha

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka komentuar vendimin e drejtësisë amerikane e cila rrëzoi kërkesën e tij për të dytën herë duke vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit. Pasi ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e L uftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje, Shkëlzen Berisha thotë se sot ai është lehtësuar dhe se vendimi kundër tij e ka ndihmuar. Djali i ish kryeministrit tregon se avokatët e tij po punojnë dhe do marrë të tjera hapa ligjore kundër vendimit të gjykatave amerikane. Ndërkohë si argument sjell betimin e Efraim Diverolit para drejtësisë amerikane, i cili natyrisht që do të kundërshtonte akuzat pasi në të kundërt do të dënohej.

Më poshtë po përcjellim reagimin e djalit të Sali Berishës: “Nje nga aresyet kryesore te hapjes se gjyqit ne SHBA ka qene rrezimi i shpifjeve te hedhura ndaj meje prej 10 vjetesh per gjoja lidhje me AEY. Deklarimi nen betim i Efraim Diverolit se ai ka genjyer dhe trilluar per interesa personale, takimin tim me te, si dhe per cfaredo lloj implikim timin ne aktivitetin e kompanise se tij, rrezon vertetesine e te gjithe artikujve ne mediat nderkombetare dhe lukunise se shpifjeve qe kane shoqeruar ato ne mediat lokale prej 10 vjetesh.

Ky eshte nje lehtesim per mua, gjithashtu nje deshtim per makinerine politike te shpifjes qe I ka perdorur keto akuza si ingredient paresor per llumin e hedhur ndaj meje per plot 10 vjet. Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Vendimi i gjykates se Apelit ne SHBA ka mbeshtetur vendimin e shkalles se pare duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson per dashakeqesi ne librin e tij me pretendimin se ai ka pasur aresye te besoje si te verteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velise pasi keto shpifje ishin botuar dhe ne media te tjera. Pra ne thelb vendimi i gjykates nuk ka lidhje as me tragjedine e Gerdecit, madje as me vertetesine e atyre qe ka botuar Lawson por thjesht me faktin, qe nuk eshte provuar, se ai i ka shkruar keto shpifje, duke e ditur se kane qene te tilla ne momentin kur i ka shkruar.

Avokatet e mi jane duke studiuar me kujdes vendimin per te vendosur per hapat e metejshme ligjore, te cilat do behen publik se shpejti. *Bashkangjitur deklarimini Diverolit pra gjykates se ka genjyer per lidhjen time ne aferen e AEY”, thotë Berisha. Më herët, gazeta “TemA” ishte e para që raportoi vendimin që mban datën 2 dhtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain ku thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”