Sipas një raporti të UNICEF, shumë fëmijë në vendet më të pasura të botës nuk kanë aftësi themelore në matematikë dhe lexim dhe vuajnë nga mirëqenia e dobët mendore dhe mbipesha. Raporti rendit 41 vende europiane dhe disa anëtarë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) mbi temat e shëndetit, aftësitë dhe lumturinë e fëmijëve.
Danimarka, Holanda dhe Norvegjia janë në krye të tabelës, ndërsa Bullgaria, Kili dhe SHBA renditen si vendet më të këqija për të qenë fëmijë në mesin e vendeve me të ardhura të larta. Sipas UNICEF, rreth 20% e fëmijëve nuk përjetojnë kënaqësi nga jeta në shumicën e vendeve të pasura.
Turqia sipas studimit rezulton më keq, me vetëm 53% të fëmijëve që kanë kënaqësi nga jeta, të ndjekur nga Japonia dhe Britania e Madhe, ndërsa Lituania ka nivelin më të lartë të vetëv rasjeve mes adoleshentëve, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe Estonia.