Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë ka raportuar se vaksina kineze antiCovid do të jetë gati për përdorim në publik në muajin nëntor. Kina ka 4 vaksina të Covid-19 në fazat përfundimtare të provave klinike. Të paktën 3 prej tyre janë ofruar ndaj punëtorëve të shëndetësisë, nën një program të përdorimit emergjencë të nisur në muajin korrik.

Provat klinike të fazës së tretë po ecin mirë dhe vaksinat mund të jenë gati për publikun në nëntor apo dhjetor, – thanë ekspertët e biosigurisë te Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Sipas tyre, tek ta që kanë administruar vaksinën në prill, nuk ka patur asnjë simptomë anormale.