Mbrëmjen e sotme do të transmetohet puntata e dytë e spektaklit të humorit “Klanifornia”. Teksa publiku po pret me padurim për humorin, batutat e të qeshurat që ofron spektaklit, Marina pak më parë na zbuloi edhe look-un e saj për sot. Moderatorja mbrëmjen e sotme do të shfaqet me një xhaketë të bardhë nga stilistja italiane Elisabetta Franchi, flokët e lëshuar, me pak onde dhe një makeup në ngjyra toke.
“E dini vetë ju ç’ka sonte”, shkruan Marina krah fotos së publikuar teksa ka marrë komplimenta të shumta.