Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga kantieri i ndërtimit në maternitetin e Beratit. Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone dhe që po ndërtohet nga themelet.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë. Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për Shëndetësinë Që Duam”, shkruan Rama krahas videos.
MIRËMËNGJES ?dhe me kantierin e shëndetësisë ??në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj…
Gepostet von Edi Rama am Montag, 7. September 2020