Në Golem të Kavajës vijon puna për transformimin e qendrës si dhe ka përfunduar rindërtimi i shkollës 9-vjeçare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar ecurinë e punimeve së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali duke theksuar se shkolla e përfunduar do të ofrojë standarde optimale mësimdhënieje për 435 nxënës.
“Punimet për transformimin e qendrës kanë avancuar ndërsa rindërtimi i shkollës 9-vjeçare ka përfunduar, duke ofruar standarde optimale mësimdhënieje për 435 nxënës”, është shprehur Spiropali. Spiropali ka theksuar se shkolla profesionale do të plotësohet kryefund me ndërtimin e konvikteve dhe ambienteve rekreative.
“Shkolla profesionale e ndërtuar krejtësisht nga e para, transformimi i bazës prodhuese dhe infrastruktura moderne do të plotësohet kryefund me ndërtimin e konvikteve dhe ambienteve rekreative, duke i dhënë fund problemit disavjeçar të akomodimit të nxënësve që vijnë nga qytete të tjera për të studiuar në këtë shkollë model të arsimit profesional”, ka shtuar ajo. Spiropali ka zhvilluar edhe një takim gratë dhe vajzat e Kavajës.
“Në përfundim, takim me gratë dhe vajzat e Kavajës, mprehtësia dhe idetë e të cilave i japin edhe më shumë ritëm punëve të mira që kanë nisur dhe që do të vijojnë në mandatin e tretë qeverisës”, ka nënvizuar ministrja Spiropali.