Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval deklaroi se çfarëdo marrëveshje të lidhet me Serbinë në Uashington, ajo do të duhet të kalojë përmes Kuvendit.
Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.
Të dy bashkëbisedueset diskutuan edhe për zhvillimet e fundit aktuale në vend, siç është dhe situata me koronavirusin.