Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar avazin e kritikave për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik në Serbinë. Zotimet në Uashington kjo parti opozitare po i konsideron si të dëmshme dhe siç thonë qeveria Hoti është e paligjshme dhe nuk mund të negociojë në emër të vendit. Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka ftuar shefin e qeverisë, Avdullah Hoti në një sërë komisionesh parlamentare për të raportuar. Ndërkohë kërkuan nga partitë tjera parlamentare t’iu bashkëngjiten në rrëzimin e këtij të fundit. Kurse kritikat për anti-amerikanizëm i vlerësuan si të paqëndrueshme.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një konference për medie tha se kryeministri Hoti nuk ka arritur t’iu qëndrojë prapa zotimeve të tij dhe se duhet të mbahet përgjegjës për këtë. Nagavci: Kemi dorëzuar kërkesa për raportime në komisione parlamentare “Kemi bërë kërkesa për raportim në komisionin për punë të jashtme, ekonomi, infrastrukturë të drejtat e njeriut dhe mbikëqyrje të financave publike. Deputetët e grupit parlamentar të LVV-së i kanë paraqitur kërkesat për raportim lidhur me politikën e jashtme, ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, mini-shengenin dhe bisedat për zajednicën. Ato që tashmë po i quajnë të zhvendosurit dhe shpenzimet e një delegacionit stërmadh që udhëtojë në Uashington”, tha Nagavci.

Derisa tha se në arritjen e këtyre marrëveshjeve, kryeministri Hoti ka prapa vetës vetëm gjysmën e LDK-së, e të Nismës. Nagavci: Për këto marrëveshje Hoti ka vetëm gjysmën e LDK-së e të Nismës “Aktualisht për këto dakordime të arritura për marrëveshjen që ka nënshkruar zotëri Hoti ka prapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe gjysmën e Nismës. Këto janë të vetmet që nuk kanë paraqitur ankesa dhe vërejtje për këto koncesione që Hoti i bëri Vuçiqit dhe Serbisë…9:18 kjo qeveri duhet të shkojë sa më parë, nuk mund të sjell marrëveshje të mira një qeveri pa legjitimitet me zyrtarë që japin zotime, e nuk mbajnë përgjegjësi dhe gënjejnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

E njëjta i bëri ftesë partive tjera parlamentare që të t’i bashkohen mocionit për rrëzimin e qeverisë. Nagavci: Partitë duhet menjëherë të japin nënshkrimet për mocionin e mosbesimit “Nuk mjafton që këto deklarata të i thonë vetëm në studio televizive, në konferenca apo me statuse në Facebook. Ata mund dhe do të duhej menjëherë të jepnin nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie, e nisur dhe nënshkruar nga 31 deputetët e grupit parlamentar të LVV-së. Nëse hezitojnë akoma të nënshkruajnë mocionin që iu kemi dërguar formalisht ata nuk mund të konsiderohen si opozitë dhe janë përgjegjës sa zotëri Hoti, e kjo qeveri”, u shpreh Nagavci.

Nagavci foli edhe për akuzat e emisarit, Richard Grenell që i bëri shefit partiak, Albin Kurti për të cilat tha se nuk qëndrojnë. Kurti: Akuzat që i ka bërë në vazhdimësi zotëri Grenell nuk tregojnë asgjë për LVV-në “Akuzat që i ka bërë në vazhdimësi zotëri Grenell nuk tregojnë asgjë për LVV-në, e as për zotëri Kurti. Ato tregojnë vetëm për mënyrën si negocion dhe partnerët që i dëshiron zotëri Grenell…Ka qenë një fat i mirë që qeveria Kurti ishte në pozitë, qoftë edhe për shkurt por të pengonte projektet e Thaçit për ndarje të Republikës së Kosovës. Duket si zotëri Grenell i pëlqen të ketë negociator si Hoti e të tjerët që i bëjnë aminin për çdo kërkesë që ai e ka, pa marrë parasysh cilat janë interesat e Kosovës”, tha ajo.

Krahas kësaj, Nagavci shprehu qëndrimin e të parit të partisë, Albin Kurti se kur të kthehen në qeverisje nuk do të ketë asnjë obligim karshi këtyre marrëveshjeve që janë arritur në Uashington.