Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli Werder Bremeni është duke pritur oferta për Milot Rashicën. Klubi gjerman është i vetëdijshëm se ylli kosovar dëshiron të largohet dhe po e kërkon një klub adekuat për të. Aston Villa thuhet se është klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit, por deri tash klubi anglez nuk e ka bërë një ofertë të kënaqshme.
Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar. Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann ka thënë mbrëmë se transferimi i Rashicës është ende i mundshëm në javët e fundit të afatit kalimtar. “Nuk ka asgjë të re. Është e mundur që atë të mos e shohim duke e veshur më fanellën e Werderit”, ka thënë Baumann. Ndërkohë, trajneri Florian Kohfeldt ka konfirmuar se futbollisti ofanziv do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Schalkes.
Rashica ishte i lënduar se kishte munguar në ndeshjen e ligës ndaj Hertha Berlinit dhe në Kupë kundër Carl Zeiss Jenas. Ai ka nisur të stërvitë me ekipin nga e marta, ndërsa po pret lajme të reja për transferimin e tij në një klub tjetër. Në Gjermani, Rashicën e pëlqen Leipzigu, kurse në Itali e do Napoli. Por, me shumë gjasë, ai do t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Aston Villa.