Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim kanë inspektuar punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë për depot e municionit në batalinon Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Xhaçka në një postim në rrjetin social nënvizon se Shqipëria është krah për krah me SHBA në fushën e Sigurisë.
“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.
Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.
Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.
#KrahPërKrah????”, shkruan Xhaçka!