Një ditë e veçantë kjo e sotmja edhe për familjen e kryeministrit Edi Rama. Djali i vogël, Zaho, do të ulet për herë të parë në bankat e shkollës, pasi sot nis klasën e parë. Ka qenë vet Rama ai që ka publikuar një foto, ku shihet Zaho, ndërsa mban në shpinë çantën e shkollës dhe në duart një tufë me lule për mësuesen e tij. E të gjitha këto emocione të veçanta, kreu i qeverisë nuk i ka fshehur.
MESAZHI I RAMËS
❤️ Dita e parë emocion i rrallë? Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm? Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë?