Në pritje të një vaksine që mund të bllokojë përparimin e koronavirusit, bota është e angazhuar në kërkimin e metodave më të shpejta diagnostike dhe ilaçeve të mundshme që mund të kurojnë sëmundjen vdekjeprurëse që po kërcënon botën. Ndërkohë edhe Italia është një nga vendet që po kontribon që të gjejë një zgjidhje për të luftuar Covid-19. Kështu së fundmi studiuesit e Universitetit të Torinos kanw bërë zbulimin e madh pasi, brenda trupit të njeriut kanë gjetur një molekulë me e cila quhet 270HC, që bllokon Covid-19.
“Molekula 27-hidroksikolesterol (27OHC) dhe është e pranishme në trupin tonë si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidativ të kolesterolit. Në kulturat qelizore të infektuara me Sars-Cov-2, virusi përgjegjës për Covid 19, 27OCH u gjet të ishte një frenues i fortë i replikimit viral.”-thuhet në një njoftim që ka dhënë Universitetit.
Ky zbulim i një rëndësie të madhe shkencore është bërë edhe në bashkëpunimin midis tre qendrave: Panoxyvir, koordinator novator fillestar i punës, Qendra Ndërkombëtare për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologjinë (ICGEB) të Triestes dhe Spitalin e Desio.
Çfarë është e veçantë për këtë molekulë?
Produktet e oksidimit të kolesterolit në familjen e oksitelinës kanë një efekt të modulimit të përgjigjes imune dhe mund të bllokojnë shumëzimin e viruseve. Për më tepër, këto molekula janë tashmë të pranishme në gjakun e njeriut si një produkt normal I metabolizmit. Fakti që ato tashmë janë ‘njohur’ nga trupi i njeriut është sigurisht e preferueshme nga përdorimi i substancave që mund të kenë efekte toksike në trup. Duke pasur parasysh këto premisa, studiuesit vendosën të përqendrojnë vëmendjen në biomolekulën 27OHC (oksisterol-27-hidrokolesterol) dhe rolin që mund të ketë në luftën kundër SARS-CoV-2.
Për të studiuar efektin e tij në infeksionin e koronavirusit, studimi filloi me një analizë in vitro: qelizat u kultivuan në laborator dhe më pas u infektuan me virusin SARS-CoV-2. Jo të gjithë morën trajtim 27OHC. Qelizat e patrajtuara u përdorën si grupe kontrolli. Qelizat e trajtuara dhe të patrajtuara u inkubuan për të lejuar që situata të evoluojë dhe më në fund u vëzhguan nën mikroskop për të nxjerrë përfundime se sa i rëndë ishte infeksioni viral, shkruajnë mediat italiane.
Sipas studiusve rezultatet e provës ishin pozitive: trajtimi me biomolekulën 270HC uli me sukses infektivitetin e virusit SARS-CoV-2 në proporcion me dozën e dhënë . Për më tepër, është vërejtur se kjo biomolekulë ka veti antivirale për viruse të tjerë shumë të ndryshëm nga SARS-CoV-2. Kjo ka çuar në mendimin se veprimi i substancës është ‘përforcues’ për qelizat.