Këtë muaj, personat qqë u përkasin shenjave të mëposhtme do ‘goditen’ Kupidi dhe do gjejnë pasion të mjaftueshëm për t’i dhënë tjetër zhvillim jetës së tyre. Shiko nëse je një prej tyre! Asnjë shenjë tjetër nuk do jetë aq me fat sa ju këtë muaj. Pavarësisht se keni vështirësi për t’u hapur dhe për të treguar çfarë ndjeni, një person do vijë dhe do ju tregojë se nuk ka asgjë të gabuar ta lëshosh veten në krahët e dashurisë. Me këtë person, do jeni më në fun në gjendje të shprehni ndjenjat, pavarësisht se nuk hiqni dorë nga mënyrat tuaja të ftohta për t’u shoqëruar.

PESHORJA

Këtë muaj do gjeni më në fund njeriun që ka të bëjë me personalitetin tuaj. Njerëzit e kësaj shenje janë shumë të lidhur me paraqitjen e jashtme, bukurinë, por edhe me përmbajtjen. Ju mungon dikush me të cilin mund të flisni për filmat, serialet, eksperiencat. Një person me të njëjtin perceptim për botën, do ju mahnisë këtë muaj.

AKREPI

Këtë muaj do goditeni nga Kupidi. Por kësaj radhe nuk do i rezistoni dot joshjes së një personi të ri që po vjen ose një dashurie të kaluar që nuk është jetuar plotësisht, siç e dëshironit. Shkurtimisht, do dorëzoheni nga mënyrat, mendimet dhe sjelljet e këtij personi të ri që do ju shtangë zemrën. Akrepi nuk do mendohet dy herë për të hequr dorë nga zbavitja prej beqari ose të lërë një histori që nuk funksionon më, për t’u hedhur në këtë dashuri të re.

UJORI

Kur bëhet fjalë për dashuri, Ujori është lloji i personit që i shpreh ndjenjat. Nuk është shumë romantik, nuk i do dramat apo deklaratat, por këtë muaj një person që do i ndryshojë jetën do prezantohet në derën tuaj. Ujori do e gjejë veten duke bërë gjithçka që nuk mund ta imagjinonte: të kalojë orë të tëra duke biseduar, duke dërguar mesazhe, duke caktuar takime. Ky person do sjellë një perspektivë të re në jetën e Ujorit dhe do formojë shumë momente të lumtura dhe të paharrueshme.