Nga Myslim Pasha*
Zonja Bakojanis “klasike, sulmuesit e paktit “sharlatanë”!
Këtë titull të reagimit, siç mund ta shihni e ka vënë vetë Besnik Mustafaj. Jam i detyruar që t’i përgjigjem, edhe pse nuk do ta dëshiroja kurrë.
Sapo ai e nxjerr fjalën, në poret e tij i buit ligësia e një pseudointelektuali të fryer, që ende mbahet lidhur në hunjtë e Sali Berishës.
Në kohën që ka rrjedhur, Besnikut s’i ka dalë gjë…as në fushë të studimeve të tij marksiste – leniniste, as në poezitë e socrealizmit tonë, as në rendjen me ndryshimet demokratike, kur ai, edhe pse arriti gjer në ministër, tingujt më të zgjedhur i mori nga lehja e atij zagarit të pandreqeshëm në derën e urrejtjes.
Unë jam një Kolonel dhe profesor në Universitetin Politeknik, studiues i fushave Hartografike dhe Gjeodezike (drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë për dhjetë vjet).
Nuk me vjen keq se më quan ”ish- kolonel i Xhenjos”, me atë idenë e tij shpërfilljes së një arme të luftës që ai e përdor për t’u tallur!
Po ç’sulm ka bërë koloneli?
Paskam sulmuar marrëveshjen e detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të detit Territorial, në “Kanalin e Korfuzit” dhe në “Ngushticën e Otrantos”.
Dhe në këtë sulm isha i pari (siç thotë ju!)
Dhe ju shpreheni rëndom se këto janë” mllefet” e mija ndaj Sali Berishës, për sulmin e marrëveshjes së detit etj etj.
Fatkeqësisht këtë akt e paska kryer një “sharlatan”, prandaj “mos e vini re!”
Ky ndajshtim fyes ndaj meje u pëdor nga Sali Berisha në vitin 2009 në një intervistë në VOA.
Po asaj nateaAmbasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, në një tubim publik më personifikoi si “ Hero of Your Country”
Sa qesharak që bëheni kur i thoni opinionit se “Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash se ajo është një zonjë shumë serioze, nuk është një njeri që bën blof…etj”
Kjo është sërish fryrja jote prej kaposhi. Po pse nuk u thua shqiptarëve se Dora Bakojanis, për marrëveshjen që “sharlatani ka sulmuar”, tha se ishte një “state of art” dhe “ Greqia realizoi synimet e saj strategjike”.
Këtë duhet t’ia përktheni ju opinionit si ish- ministër i Jashtëm!
Ky reagim shkon tani tek përmbyllja juaj, se “jeni në përkim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes!”
Po, besoj se duhet ta dini qe unë kam qënë në ekipin e oponencës së Partisë Socialiste gjatë atij gjykimi historik!
Ndërkaq, sapo e mbyllët fjalën, njëherej, zutë vend tek dera e hanit të Sali Berishës, i lidhur prej zinxhiri.