Mëngjesin e sotëm Vedat Muriqi ka kryer testet mjekësore në qendrën mjekësore të Lazios.

Përfaqësuesi i Kosovës mbërriti në Romë të dielën në mesditë nga Stambolli, ndërsa pas testeve Muriqi do t’i bashkohet zyrtarisht klubit nga Serie A duke nënshkruar kontratë 5-vjeçare.s

Gjatë javës së kaluar, Fenerbahce dhe Lazio arritën marrëveshje në vlerë rreth 20 milionë euro për shërbimet e Muriqit.