Lëvizja Vetëvendosje! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20 shtatori, secili anëtar i Lëvizjes, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.
Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetëpropozohen.
Zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në fund të këtij procesi do të kemi struktura edhe më të fuqishme ashtu siç e kemi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, njofton Lëvizja Vetëvendosje.