Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 135 gjoba për parkim të gabuar tek rruga e “Kavajës” në 12 orë monitorim.
Sipas njoftimit, rrugorët e kryeqytetit, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës. Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.
Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti.