Kurba e epidemisë së COVID-19 këtë vjeshtë ilustron dilemën e vazhdueshme të qeverive që prej disa muajsh, rikufizim, me rrezikun për të “vrarë” rimëkëmbjen e brishtë ekonomike apo për të shtrënguar gradualisht rripin, pa garanci për të frenuar valën e dytë.

Në SHBA, fundjavat e “Memorial Day” në fund të majit dhe 4 korriku, dita e pavarësisë, u pasuan nga piku i kontaminimeve.

Mbi forcën e këtij konstatimi, fituesit e çmimit Nobel të Ekonomisë, Esther Duflo dhe Abhijit Banerjee propozuan, për të shmangur një rritje katastrofike të sëmundjes tek të moshuarit gjatë Krishtlindjeve, vendosjen e një kufizimi në të gjithë territorin francez nga data 1-20 dhjetor.

“Blerjet për Krishtlindje mund të inkurajohen gjatë muajit nëntor dhe dyqanet të qëndrojnë të hapura për porosi gjatë kufizimit”, theksojnë ato në një artikull të publikuar së fundi në “Le Monde”.

“Nuk e di nëse Esther Duflo ka marrë çmim Nobel për psikologji, por një rikufizim i përgjithshëm, është një kolaps i vendit”, reagoi ashpër, Geoffroy Roux de Bezieux.

Edhe në mungesë të një skenari të tillë, i cili duket i përjashtuar nga qeveria franceze në këtë fazë, perspektivat janë të zymta: Instituti Kombëtar i Statistikave pret që PBB-ja e Francës të ndalet në tremujorin e fundit për shkak të kufizimeve të reja në sektorin e shërbimeve.

Në të gjithë botën, të gjitha vendet po përballen me një rrugë të gjatë drejt rimëkëmbjes, e cila do të jetë e vështirë, e pabarabartë dhe e prirur për pengesa, paralajmëroi FMN.

Në këtë kuadër dhe përballë një opinioni gjithnjë e më rezistent, mes manifestuesve anti-maskë në Gjermani dhe irritimin në Marsejë kundër mbylljes së bareve dhe restoranteve, një kufizim i përgjithshëm dhe i zgjatur nuk duket më një mundësi për qeveritë.

Qeveria irlandeze vendosi të mos ndiqte mendimin e komitetit të saj shkencor, i cili e rekomandoi atë. Por Irlandezët nuk kanë më të drejtë të largohen nga qarku i tyre për të kufizuar qarkullimin e virusit.

Parisi ka mbyllur sallat sportive dhe baret, dhe Hamburgu ka pajisur shkollat ​​e tij me pastrues ajri … Pragmatizmi dhe hezitimi duken të përshtatshëm.

“Duhet të qëndrojmë të përulur përballë këtij virusi, për të cilin dimë akoma pak, dhe mbi të gjitha të jemi shumë reaktiv, ndërkohë të thuash që se do të rikufizohemi për dy muaj, është shumë vonë, ajo duhej bërë që kur u konstatua një përshpejtim i epidemisë”, thekson Jonathan Benchimol, ekonomist në Bankën e Izraelit.

”Izraeli ka qenë shteti i parë, në mes të shtatorit, që dekretoi sërish një kufizim të popullsisë. Por, ndërkohë që në mars dhe në prill, gjithçka ishte e mbyllur, përveç qendrave tregtare, këtë herë kufizimi është më inteligjent, si ekonomikisht ashtu dhe psikologjikisht”, theksoi ekonomisti.

“Si të shmangni sa më shumë vdekje të jetë e mundur, duke shkaktuar më pak trazira negative në jetën shoqërore dhe ekonomike”: ky është ekuacioni kompleks me të cilin qeveritë po përballen”, nënvizon Pierre-Yves Geoffard, drejtori i kërkimit në CNRS.

“Për shkak se rënia e PBB-së “nuk është një shifër abstrakte, është shpërthimi i papunësisë, varfërisë, pasigurisë …”, shton ai.

Për atë, kufizimi është një zgjidhje shumë ekstreme, një bombë atomike.

“Në Suedi, arsyetimi i përdorur është se nëse mbyllim shkollat, ne i privojmë fëmijët nga arsimimi kur e dimë që arsimi është vendimtar në shëndetin afatgjatë”, thekson Geoffard.

“Është shëndeti i njërit kundër shëndetit të të tjerëve nesër”, shton ai.

Për këtë ekonomist të shëndetit, strategjia më e mirë kundërCOVID-19 mbetet ajo që është përdorur gjatë gjithë historisë kundër shumicës së sëmundjeve infektive, testimi, gjurmimi dhe izolimi i personave të infektuar.