Në kuadër të retorikës së tij populiste, Presidenti Ilir Meta ka dalë sot hapur kundër gjobave 3 mijë lekëshe për mos-mbajtjen e maskave.Pa dhënë ndonjë alternativë tjetër, Meta ka sulmuar faturimin e tyre përmes OSHEE teksa ka kërkuar që qeveria ta rishikojë vendimin.Përtej akuzave dhe fjalorit të njohur, presidenti habiti jo pak me këtë qëndrim të ndryshëm nga partia e tij apo ajo Demokratike. Kujtojmë se opozita jashtëparlamentare mendon se Rama do t’i falë gjobat në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë që, Presidenti e ka marrë “seriozisht” dhe mendon se qeveria do t’i ç’orientojë shqiptarët nga problemet reale.
Gjithësesi, qëndrimi i Metës kundër ndëshkimit është i pakuptueshëm. Po marrim si shembull vendet fqinje, për t’ia bërë kreut të shtetit të verifikueshme më lehtë nëse ka dyshime. Kështu, në Kosovë sot gjoba për mosmbajtjen e maskës është 35 euro. Në Maqedoninë e Veriut që prej muajit maj gjobitesh 35 euro. Në Greqi 150 euro dhe rasti ekstrem është ai përtej detit. Në Itali gjoba varion 400 deri në 1500 euro.Në asnjë prej vendeve të sipër përmendura nuk ka dalë ende Presidenti që t’i kundërvihet rregullave që imponon pandemia.(javanews/a.rada)