Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza njoftoi se për ditën e mërkurë 7 tetor, janë konfirmuar 15 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme. Sipas njoftimit të TIA-s, lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkurë datë 7.10.2020 janë:⠀⠀Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim, Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
,TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim,SkyUP – Kiev – Tiranë dhe kthim,Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim,Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim,Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim,Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim,Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim,Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim,British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim,EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim.