Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e mërkurë, 14 tetor, janë konfirmuar 12 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.

Sipas TIA-s, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Postimi i plotë i TIA:

?12 Fluturimet e konfirmuara për datën 14 Tetor 2020 ⠀⠀⠀⠀?Tirana International Airport njofton se fluturimet e…

Gepostet von Tirana International Airport am Dienstag, 13. Oktober 2020