Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur te afrimi i artistëve pranë PS-së. Ai u kujdes të saktësonte se gjithë personat e afruar jo domosdoshmërisht do të jenë deputet për Tiranën.

“Këta qytetarë që janë bashkuar nuk do të bëhen të gjithë deputetë. Unë çdo ditë do të kem një anëtar të ri të PS-së, është e pamundur, nuk janë kandidatë për deputetë, por aktivist. Nëse secili prej nesh afron çdo ditë nga një njeri ne mund të bëhemi forca që ka thyer tabutë. politika është një mjet për të mirë ose keq, por jo qëllim. Ato janë aty për të thënë “mund të jemi ta painteresuar për t’u bërë deputet, por jo për shkollat apo fëmijët”, tha Veliaj.