Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.547.774, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 26.589, transmeton Anadolu Agency. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 16.550 raste të reja me virusin dhe një rekord prej 320 vde kjesh. Numri i të shëruarve ka arritur në 1.158.940, me 12.844 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 4.312 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 405.352, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6.503, me 61 vik tima të reja. Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 58,2 milionë teste. Në deklaratën e këtij institucioni njoftohet se është marrë vendim për shtrëngimin e masave për frenimin e virusit.
Sipas vendimit, qytetarët do të detyrohen që nga nesër të mbajnë maska në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë. Po ashtu, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë ndalohen të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00. Në kuadër të masave, administratat rajonale duhet të marrin masa shtesë për të mbrojtur qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata të rrezikuar, ndërsa në vendet më të frekuentuara duhet të rriten aktivitetet e dezinfektimit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.