Prej disa ditësh selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë. Gjatë takimit të ambasadorja Kim ka pasur me ministrin Lleshaj është diskutuar në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhësve ku do të përfshihet dhe votimi elektronik me ID biometrike.
“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.
Ky reagim vjen pikërisht në një kohë kur opozita ka kërcënuar ministrin Lleshja me padi se po manipulon listën e zgjedhësve duke u ndryshuar atyre vendbanimin, ndërsa vetë Lleshaj tha se kjo është pjesë e procesit të regjistrimit të adresave të sakta të qytetarëve dhe se nuk ndikon në listat e zgjedhësve dhe në ndryshimin e qendrave të votimit.