Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa shifra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, teksa bën krahasimin mes vitete 2013 dhe 2020. Sipas Ramës, sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është rritur me 135 mijë hektarë tokë më shumë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri thekson se qeveria aktuale ka sjellë transformim të bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES ? dhe me këto dy shifra që flasin sa 1000 fjalë për transformimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit e të eksporteve në më shumë se dyfishin e tokës që punohet sot krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një ditë të mbarë?