David Alaba do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, pasi duket se nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me bavarezët për të rinovuar. Pretendimet e palëve janë larg njëra-tjetrës. Austriaku mund të largohet, ndërsa agjenti i tij Pini Zahavi po punon dhe me klube të tjera për të dërguar lojtarin e tij. Dy klubet që duan futbollistin 28-vjeçar janë PSG dhe Juventus.

Francezët duan të afrojnë Alaban si zëvendësuesin e Thiago Silves dhe një lojtar polivalent që mund t’i shërbejë shumë francezëve. Juventusi nuk mund të humbasë një rast të tillë, prandaj është futur në garë për lojtarin. Të dy klubet e duan 28-vjeçarin dhe mbetet për t’u parë se kush do të arrijë i pari te lojtari.